Kujdes nga tiganët me teflon!

Tefloni është ndotës shumë i  qëndrueshëm, përshtypja është se duhen me mijëravjeçarë që të biodegradohet. Është treguar se duhen 4.4 vjet që gjysma e sasisë së kësaj substance të largohet nga trup

Rita Strakosha

Tigan teflonTiganët me teflon preferohen nga konsumatorët se nuk e lënë ushqimin të digjet. Tefloni ka në përbërje të vet acid perfluoro-oktanoik ose ndryshe ‘C-8’. Kjo substancë dyshohet si kancerogjene dhe është gjendur në trupin e njerëzve, të kafshëve dhe të bimëve në gjithë botën. Është ndotës shumë i  qëndrueshëm, përshtypja është se duhen me mijëravjeçarë që të biodegradohet. Është treguar se duhen 4.4 vjet që gjysma e sasisë së kësaj substance të largohet nga trupi.

Një pjesë e C-8 çlirohet gjatë prodhimit të teflonit në fabrikë, por pjesa kryesore çlirohet kur tiganët e tepsitë me teflon mbinxehen në temperatura 350 gradë e sipër apo gabimisht digjen në zjarr. Këto temperatura të larta arrihen brenda 2-3 minutash nëse tigani i teflonit është në zjarr e nuk ka vaj a ujë brenda. C-8 tashmë gjendet në trupin e 96% të amerikanëve.

Zogjtë janë më të ndjeshëm ndaj gazrave helmues të çliruar nga tefloni, për shkak të frymëmarrjes së shpejtë. Prodhuesi i  teflonit, DuPont, paralajmëron se gazrat e çliruar nga tefloni mund të ngordhin zogjtë.

Burimi i  tretë i  gazit C-8 është djegia e mbetjeve.

Gripi “teflonik”

DuPont pranon se tiganet e teflonit nëse mbinxehen (në temperatura mbi 350 oC) çlirojnë grimca të imëta të cilat mund të penetrojnë tigane me teflonthellë në mushkëri dhe të shkaktojnë simptoma si të gripit: dhimbje koke, dhimbje kurrizi dhe temperatura e lartë, të cilat mund të zgjasin për 2 ditë. Kur tiganët janë të gërvishur, temperatura e çlirimit të gazrave të dëmshëm është dhe më e ulët. Në literaturën mjekësore ka raste helmimesh nga përdorimi gabuar i  tiganëve të teflonit.

Në vitin 2007 DuPont u hodh në gjyq nga disa persona, përfshirë 14 familje nga Florida, se kishte fshehur të dhënat që tregonin se tefloni dëmton shëndetin. Në vitin 1981 DuPont testoi mbi punonjësit e vet efektet e teflonit në shëndet. Rezultatet e studimit nuk u botuan.

Një tenxhere apo tigan tefloni i  vjetër zakonisht gërvishtet me kalimin e kohës, nëse e fërkojmë do vëmë re grimca tefloni të zeza në dorë. Nëpërmjet ushqimit këto grimca kalojnë dhe në trup.

Toksiciteti i tyre mund të jetë shumë i ulët, por gjithsesi ideja se gjenden në ushqimin tonë, nuk është e këndshme.

Këshillat për përdorimin e përditshëm të enëve të teflonit janë që mos t’i lëmë asnjëherë në zjarr pa vaj ose ujë, sepse mbinxehen dhe lëshojnë gazra të dëmshëm. Alternativa ndaj enëve me teflon janë enët metalike të veshura me qeramikë.

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj