Kujdes! Një insekt i ri kërcënon pushuesit në plazhet shqiptare

Për ata që pushojnë në bregdetin shqiptar me siguri nuk është diçka e re prania e lartë e mushkonjave. Megjithëse prej vitesh bëhet dezinfektimi i zonave bregdetare, sërish pushuesit ankohen se ndiejnë praninë e mushkonjave dhe pickimet e tyre bezdisëse.

“Mushkonjat dhe ariet janë ca të vogla shumë të bezdisura, janë shumë të hidhura, shumë të keqe. Me sprayt nga pak, kur ka ditë që ka vrull , vëmë rrjeta në dritare…mbrohemi”, thonë qytetarët.
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, sqarojnë se nuk bëhet fjalë për mushkonjat e zakonshme, por një tjetër insekt të ngjashëm që është riaktivizuar këtë vit.

“Bëhet fjalë për një lloj tjetër dipteri që është simulit. Është mjaft aktiv fillon zhvillimin e tij në muajin mars, dhe arrin kulmin gjatë qershorit dhe në fillim të korrikut. Këto janë insekte të cilat janë mjaft agresive, fluturojnë tufa dhe pickojnë në një mënyrë shumë shqetësuese, gjatë monitorimeve që kemi bërë në terren kemi konstatuar një rritje të numrit të simuliteteve”, thotë Enkelejda Dikolli, specialiste në ISHP.

Preparati biologjik që përdoret për të luftuar mushkonjat nuk ka asnjë efekt mbi këtë insekt pickues që shkakton edhe alergji.

Specialistët kanë kërkuar konsulence të huaj për të vënë nën kontroll simulitet.

“Kemi kërkuar ndihmë dhe kemi kërkuar që të kemi ekspertizë të huaj për të identifikuar dhe për të kaluar në masat e kontrollit të cilat janë të ndryshme nga ato që përdoren për mushkonjat pasi biologjia dhe cikli i zhvillimit të tyre është i ndryshëm”, u shpreh specialistja Dikolli.

Ndryshe nga mushkonjat që zhvillohen në ujëra të ndenjura, simulitet sipas specialistëve zhvillohen në ujëra të rrjedhshëm apo puseta uji./TV Klan

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm