KUJDES! Pas lodhjes kronike mund të fshihet kjo sëmundje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Sindroma e lodhjes kronike mund të shkaktohet nga nivelet e ulëta të tiroides, sugjeron një studim i ri. Rezultatet e këtij studimi hedhin dritë mbi të vërtetën pas kësaj gjendjeje rraskapitëse. Njerëzit e ngatërrojnë lodhjen ekstreme dhe letargjinë mendore si gjendje psikologjike, kur në fakt është biologjike.

Studimi i ri gjerman, i kryer tek 197 të rritur, vërteton që është një problem fizik dhe jo ankesë e kot e njerëzve.

Shkencëtarët shpresojnë që ky studim i ri të ndihmojë në gjetjen e një kure për sindromën e lodhjes kronike.

Shkencëtarë nga Qendra Mjekësore Universitare Groningen krahasuan analizat mbi funksionin e tiroides mes 98 pacientëve me sindromën e lodhjes kroniek dhe 97 pacientë të tjerë të shëndetshëm. Rezultatet treguan se pacientët me sindromën  lodhjes kronike kishin nivele më të ulëta të dy hromeve kyçe të tiroides,  triiodothyronine dhe thyroxine.

Nivelet  ulëta të këtyre dy hormoneve, të quajtura ndryshe T3 dhe T4, respektivisht, mund të shkaktojnë dobësi dhe lodhje – ashtu si sindroma  e lodhjes kronike.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Cilat ushqime duhet të shmangni kur jeni me cikël menstrual
Operacioni plastik në Turqi i merr jetën biznesmenes 50-vjeçare
“Profesioni im është thirrje, jo pozicion”- Ish-deputetja e PD emërohet drejtore e Spitalit të Elbasanit
Lyerja e shpeshtë e flokëve, a e rrit rrezikun e kancerit? Ja çfarë thotë studimi
Vuani nga diabeti? Mjeku zbulon se kur është koha më e mirë për të ecur
Ky ushqim i përditshëm mund të shkaktojë helmim nëse nuk e konsumoni shpejt
5 ushqime të ngrira që nuk janë të sigurta për t’u gatuar direkt
VIDEO/ Produkte të skaduara, zbulohet klinika dentare në Tiranë që vinte në rrezik jetën e pacientëve