Kujdes! Rrezikoni të mbeteni të shurdhër nëse i pini këto dy ilaçe shpesh

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Gratë që pinë paracetamol ose ibuprofen vetëm 2 herë në javë mund të rrezikojnë të mbeten të shurdhëta përgjithmonë. Ekspertët mendojnë se pirja e 2 kokrrave të ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve çdo javë për më shumë se 6 vjet çon në humbje të dëgjimit, duke qenë se këto ilaçe pengojnë furnizimin me gjak në veshin e mesëm dhe e ekspozojnë atë ndaj zhurmave dëmtuese, shkruan Gazeta Shendeti.grua

Gati 1 në 20 gra që vuajnë nga humbje të pjesshme të dëgjimit duhet të fajësojnë përdorimin e ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve, thonë ekspertët.

Rezultatet e studimit përjashtojnë meshkujt. Ekspertët rekomandojnë vetëm femrat në moshë të mesme, të cilat marrin shpesh paracetamol dhe ibuprofen për dhimbjet e kokës ose të shpinës, që të përpiqen ta limitojnë sa të munden përdorimin e këtyre dy ilaçeve.

“Humbja e dëgjimit është shumë e përhapur dhe mund të ketë një ndikim të madh në jetë. Duke gjetur faktorët që çojnë në humbje të dëgjimit, na ndihmon ne të zbulojmë mënyra për të ulur rrezikun para se të nisë humbja e dëgjimit”, shprehet autori kryesor i studimit, dr. Gary Curhan.

Në studim u përfshinë më shumë se 55 mijë gra të moshës 44-69 vjeç, gjysma e të cilave raportuan probleme me dëgjimin.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet