Kujdes veshkat! 1 në 10 persona vuajnë prej tyre, nefrologët tregojnë problemet

1 në 10 persona vuajnë nga sëmundjet e veshkave në Shqipëri, por kjo shifër është edhe më e madhe pasi një pjesë e madhe nuk e dinë që kanë veshkat e dëmtuara.

Mjekja nefrologe Albana Gjyzari shpjegon se veshkat shpesh dëmtohen edhe për shkak të diagnozave të tera që mund të ketë një pacient

“10 % e popullatës është e prekur dhe kjo lidhet edhe sepse është rritet incidenca e pacientëve me hipertension dhe diabet melitus”-shprehet Albana Gjyzari, mjeke nefrologe QSUT.

Por nëse një pacient është i prekur nga hipertensioni apo diabeti do të thotë që do të preket edhe sëmundjet reale?

“Jo domosdoshmërisht duhet patjetër të mbaje në kontrolle veshkat në mënyre që të parandalojë”.

Ashtu sikundër edhe hipertensioni veshkat nuk e pëlqejnë kripën. Mjekët nefrologë këshillojnë vetëm 3 gram në ditë.

Ndërkohë shpesh rekomandohet konsumi i ujit deri në dy litra në ditë. Por a vlen kjo për të gjithë?

“Kjo vlen kur pacienti ka veshka të shëndetshme. Ndaj çdo këshillë është individuale dhe me rekomandim nga mjeku,” thotë mjekja për TCH.

Postime të ngjashme

Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës