Kryefaqja Lajm kryesor Kujdesu për shëndetin e gojës, mbro shëndetin e trupit

Kujdesu për shëndetin e gojës, mbro shëndetin e trupit

0
Shpërndaje

“Kujdesu për shëndetin e gojës, Mbro shëndetin tënd”. Me këtë fushatë, Federata Dentare Botërore u bën thirrje individëve të ndërmarrin veprime konkrete për të mbrojtur shëndetin e tyre oral. Kjo temë synon rritjen e ndërgjegjësimit në popullatë, si dhe ka për qëllim të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe në mirëqenie. Higjiena e mirë e gojës është shumë e rëndësishme sepse favorizon një shëndet të mirë dhe rrit cilësinë e jetës.

Federata Dentare Botërore ka nisur një fushatë trevjeçare për  Ditën Botërore të Shëndetit Oral. Miliona njerëz në mbarë botën vazhdojnë të vuajnë nga probleme të shëndetit oral, dhe barra në rritje e sëmundjeve orale kërkon veprim të shtuar në nivel individual, familjar dhe kombëtar. Shëndeti i dobët oral shtrihet përtej gojës, duke përfshirë shëndetin dhe mirëqenien e çdo individi.

Veprimi i bashkërenduar mund të frenojë prevalencën e sëmundjeve të gojës, dhe ta bëjë shëndetin oral një përparësi personale për të gjithë. Mesazhi i këtij viti motivon individët të marrin përgjegjësinë për shëndetin e tyre oral, duke ndërmarrë veprime specifike për të parandaluar sëmundjet orale, dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre të përgjithshëm. Parandalimi është gjithmonë opsioni më i mirë, por zbulimi dhe trajtimi i hershëm gjithashtu janë vendimtare për të siguruar rezultatet më të mira kundër sëmundjeve orale, si dhe ndërlikimet e lidhura me shëndetin.

Fushata synon rritjen e angazhimit nga politikëbërësit për të trajtuar barrën e sëmundjeve të gojës, si dhe integrimin e shëndetit oral në politikat që trajtojnë sëmundjet e tjera.

Çfarë është Dita Botërore e Shëndetit të Gojës? Dita Botërore e Shëndetit të Gojës, e vendosur nga Federata Dentare Botërore (FDI), organizohet çdo vit në datën 20 mars. Fillimisht, Federata Dentare Botërore në Kongresin Botëror Dentar, mbajtur në vitin 2007 në Dubai, vendosi datën 12 shtator, dhe deri në fund të vitit 2012 kjo datë njihej si Dita Botërore e Shëndetit të Gojës.

Në vitin 2014, Federata Dentare Botërore vendosi ndryshimin e kësaj date duke përcaktuar datën 20 mars. Dita Botërore e Shëndetit të Gojës është një fushatë globale për shëndetin oral për të promovuar shëndet të mirë oral për të gjithë, dhe për të fuqizuar individët që të mbajnë një gojë të shëndetshme në të gjitha moshat./ Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here