Kumbulla, recetë kundër puçrrave

Fruti i kumbullës ka shije të athët, por të këndshme. Ai ka mjaft vlera kalorike (rreth 50 kalori, në 100 gr kumbulla), vitaminë A, B1, B2, C, PP, kripëra minerale të kalciumit, kaliumit hekurit e magnezit, 8-20% sheqer në trajtë fruktoze, acide, pektinë, etj. vodka dhe lekuraPër aftësitë kuruese, përdoren frutat, bërthamat dhe gjethet e kumbullës. Frutat e kumbullës konsumohen të freskëta ose të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli, marmelate, shurupi të këndshëm, etj. Ato janë freskuese, treten lehtë, rritin oreksin, luftojnë kapsllëkun, sëmundjet e mëlçisë, veshkave, artritit, aneminë, hemorroidet, etj. Sigurojnë një jashtëqitje të rregullt dhe këshillohet të përdoren shpesh për këtë qëllim.

Puçrrat e lëkurës

Gjethet e kumbullës përdoren edhe kundër puçrrave të lëkurës. Për këtë, merret një grusht gjethe kumbulle dhe zihet në një litër ujë, derisa të shterojë përgjysmë. Me lëngun e fituar pastrohen puçrrat, 2-3 herë në dit, derisa të zhduket acarimi i tyre.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer