Kumbullat e thata (Oshafe), ja çfarë të mirash i sjellin shëndetit!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

kumbulla-90Kumbullat janë ndër frutat më të shëndetshme. Ato përmbajnë një sasi të madhe uji dhe vitaminash. Mes këtyre të fundit mund të përmendim vitaminën A, B1, B2 dhe C. Por kumbullat njihen gjerësisht edhe për efektin e tyre laksativ.

Ato kryejnë një aktivitet rregullues në stomak, duke ndihmuar në tretje dhe duke lehtësuar jashtëqitjen. Krahas kumbullës të sapo këputur nga pema është edhe kumbulla e thatë apo siç e quajmë ndryshe oshafe.

Kumbullat e thata jo vetëm që mbrojnë trurin nga radikalet e lira, por gjithashtu ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike, si sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.

Kumbullat e thata përmbajnë substancën e quajtur thartirë neoklorogjenike dhe klorogjenike. Studimet e shumta kanë treguar se këta fito-nutricientë ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve të qelizave, sidomos kur flitet për oksidimin e dhjamit në organizëm.

Meqë të gjitha membranat e qelizave tona, përbëhen nga yndyrat, atëherë dobia e kumbullave të thara është e shumëfishtë. Këto fruta të thara parandalojnë edhe diabetin e tipit II,  ulin kolesterolin dhe parandalojnë mbipeshën.

Burimi: bestherbalhealth

 

 

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?