Kundër gurëve në veshka pini ujë. Jo çokollatës, jo luleshtrydhes

Për ata që kanë vuajtur nga gurët në veshka dhe nuk duan që kjo gjë t’u rikthehet, duhet të pinë sa më shumë, madje edhe atë të çezmës, si dhe duhet të guret ne veshka 1shmangin çokollatën (dhe kakaon sigurisht), si dhe luleshtrydhet. Këto janë disa sugjerime të publikuara në revistën “Analet e Mjekësisë së Brendshme” që flet lidhur me sjelljet që mund të shmangin krijimin e gurëve në veshka.

Nga studiuesit amerikanë thuhet se uji është shumë i rëndësishëm: duhet pirë shumë ujë, rreth dy litra në ditë, madje mund të pini edhe nga çezma, përjashto rastet kur marrja e shumë lëngjeve ju është ndaluar nga mjeku.

“Rritja e marrjes së sasisë së lëngjeve gjatë ditës mund të përgjysmojë rrezikun e krijimit të gurëve në veshka, pa pasur efekte anësore. Por personat që tashmë pinë shumë ujë apo atyre që mjeku ua ka ndaluar konsumimin e shumë lëngjeve, nuk duhet të rrisin sasinë e lëngjeve që marrin”.

Ndërkohë, ndalohen ushqimet e pasura me yndyrna shtazore si mishi, frutat e thata si lajthitë. Gjithashtu s’është i mirë përdorimi i spinaqit, çajit, çokollatës, luleshtrydheve dhe krundeve të grurit. Në një dietë që është mirë të jetë e ekuilibruar duhet të mbahen të qëndrueshme nivelet e kalciumit, thonë ekspertët, sipas të cilëve ndalohen edhe pijet e ëmbla, pijet e gazuara dhe në veçanti ato që mbajnë acid sulfurik, si kola etj. Të vetmet përjashtime janë ato me bazë frutash dhe acid citrik. Gurët në veshka godasin mesatarisht gjatë jetës 13% të burrave dhe 7% të grave: në gjysmën e rasteve, nëse nuk tregohet kujdes, ato mund të rishfaqen pas pesë vjetësh./ANSA

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim