Kundër kallove në këmbë – kura natyrale që mund t’i bëni në shtëpi

Të gjithë e dimë sa e turpshme është të dalësh me këmbë zbathur në plazh ndërkohë që janë shfaqur kallo në këmbë.

Ndërkohë që shpenzojmë shumë kohë me fytyrën, këmbët janë pjesa që injorojmë më shumë. Mungesa e kujdesit dhe higjienës shkakton shfaqjen e kallos në këmbë. Si mund t’i hiqni ato? Kuzhina është një thesar i produkteve me vlera mjekësore që mund të trajtojnë kallot në këmbë. Më poshtë do të gjeni 2 kura krejtësisht natyrale që do t’ju ndihmojnë në këtë rast.

Pluhur orizi, mjaltë dhe uthull molle

Përgatisni një scrub duke përzier 3 lugë çaji miell orizi, 1 lugë çaji mjaltë dhe 2-3 pika uthull molle. Përzieni mirë derisa të formohet një masë homogjene.

Zhytni këmbët në ujë të vakët përreth 10 minuta dhe më pas fërkoni këmbët me pastën e përgatitur, që ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura.

Përsëriteni trajtimin 2-3 herë në javë.

Mielli i orizit pastron lëkurën, ndërsa që mjalti është një antiseptik natyral që ndihmon në kurimin e kallove në këmbë. Uthulla e mollës është një acid i lehtë që zbut lëkurën e  thatë dhe lehtëson pastrimin e saj dhe heqjen e qelizave të vdekura.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?