Kupa “Sprinter Day”, kampionët e Stelës gati për sezonin veror

Kupa Sprinter7

Elona Tereziu, gazeta “Shëndet+”

“Sprinter Day”, aktiviteti i fundit sportiv për sezonin dimëror, mblodhi këtë të shtunë nën ethet e një gare mjaft të fortë notarët e vegjël të akademisë së notit “Te Stela Sport Center”.

Të ndarë në tre kategori, A,B dhe C rreth 80 notarë, meshkuj dhe femra për mosha të ndryshme (7-18 vjec), garuan me njëri-tjerin duke dhuruar emocione tek publiku i pranishëm në sallë.

Ky aktivitet zhvillohet për herë të pestë, dhe i paraprin kampionatit kombëtar të notit për fëmijë, i cili do të mbahet në fund të muajit qershor.

Kupa Sprinter6

Profesor Sadik Mema thotë që ky aktivitet, përvecse teston notarët, jep mundësi edhe për seleksionim.

Kupa Sprinter2

“Gjithcka shkojë mirë, patëm rezultate mjaft të mira nga notarët e vegjël. Ky aktivitet na jep mundësinë të përzgjedhim/seleksionojmë lojtarët e dalluar, por edhe kampionatet ku do të marrim pjesë. Nuk mund të flasim për klasifikim ekipor, sepse më tepër ishte garë ku notarët e Stelës konkurruan me njëri-tjetrin duke thyer edhe rekorde personale, por që spikatën notarët, si: Ergi Veli, Greis Koxhaku, Sonja Kapedani, Xhon Diko, Endri Kola, Glorja Ndoja etj.”

Kupa Sprinter1

Julja Mitre, një nga kampionet e Stelës, tregon që tani pas katër vitesh not dhe stërvitje të vazhdueshme e ndjen veten shumë më të fortë dhe të shëndetshme.

Kupa Sprinter4

Kam katër vite që stërvitem këtu tek “Te Stela“, sot theva rekord në 50 metra stil i lirë, gjatë kësaj kohë kam parë shumë benefite në trupin tim, pasi ndihem shumë më e fortë dhe e shëndetshme. Unë mendoj se të gjithë fëmijët duhet të merren me një sport, cfarëdo lloj sporti, qoftë ai pasi bën shumë mirë për shëndetin.”

Kupa Sprinter5

Mbyllja e këtij aktiviteti, shënon edhe celjen e sezonit veror.

Për çdo interesim në lidhje me këtë artikull apo personat e përfshirë, ju lutemi të kontaktoni “Te Stela Sport Center” në 067 20 333 10 , sport-estetike@testela.al ose në Facebook: “Te Stela”.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak