Kur dhembjet e kokës janë shqetësuese

Ilma Lamçe

Dhembjet e kokës mund të jenë shumë të zakonshme dhe jo shqetësuese, por ka raste kur ato janë serioze dhe tregojnë për sëmundje të ndryshme. Në raste të tilla dhembja e kokës është duke treguar për praninë e një tumori, sulmi apo gjendje tjetër shqetësuese për shëndetin.

Për të kuptuar nëse është serioze apo jo dhembja e kokës, duhet të kuptojmë shenjat, të cilat janë:

-Dhembje koke si “rrufe”. Nëse dhembjet e kokës shfaqen krejt papritur dhe bëhen të papërballueshme, atëherë kjo mund të jetë shenjë e gjakderdhjes në tru. Dhembje të tilla zakonisht zgjasin 60 sekonda pa ndërprerë.

-Një dhembje e madhe koke dhe që zgjat për një periudhë të caktuar, mund të jetë shenjë e ndonjë sulmi të caktuar.

-Nëse pas ushtrimeve apo marrëdhënieve seksuale, filloni të keni dhembje të madhe koke, mund të jetë shenjë që tregon për një tumor në tru.

-Nëse keni histori familjare të prekur nga kanceri, nëse papritur fillon e ju shfaqet një dhembje koke e çuditshme me të cilën nuk jeni përballur më parë, konsultohuni me një mjek sepse mund të jetë shenjë e ndonjë lloji kanceri./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak