Kur djersa tregon se jeni të sëmurë?

Një djersitje e përgjithshme e trupit mund të jetë edhe shenjë paralajmëruese për një gjendje fizike jo të mirë, ku mund të përfshihen:

djersaDiabeti: Një gjendje e lidhur me problemet e insulinës, hormoni që merret me rregullimin e sheqerit në gjak; diabeti mund të pirishë sistemin nervor simpatik, i cili i çon mesazhe gjendrave të djersës. Diabeti gjithashtu është i lidhur me obezitetin (mbipeshën) që në vetvete ndikon në shtimin e djersës.

Artriti reumatoid: Ky çrregullim autoimuntar që ndikon në kyçe, duke shkaktuar inflamacion, mund të çojë edhe në djersitje te disa pacientë. Kimikatet inflamatore veprojnë në hipotalamus, pjesën e trurit që kontrollon temperaturën.

Problemet e zemrës: Arteriet e bllokuara nënkuptojnë se zemra duhet të punojë më shumë që të çojë gjak në gjithë trupin, si rrjedhojë djersa shtohet në mënyrë që ta mbajë temperaturën e trupit në nivele normale.

Hipertiroizmi (apo tiroidet tepër aktive): kjo ndodh kur gjendrat e tiroideve në qafë prodhojnë më shumë seç duhet hormone të tiroides. Nivelet e larta mund ta përshpejtojnë metabolizmin, çka çon në djersitje të madhe, si dhe në humbje të pashpjegueshme të peshës, ankth dhe të qenët hiperaktiv.

Kanceri: Djersa e shumtë mund të jetë e lidhur edhe me kancerin, si me leucemin, kancerin e kockave, kancerin e mëlçisë dhe çdo lloj kanceri të përparuar. Një gjë e tillë vjen si pasojë e përpjekjeve të trupit për të luftuar kancerin, thotë Qendra Britanike e Studimeve për Kancerin./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak