Kur do dalim nga karantina, flet Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i ftuar në “Open” ju përgjigj një sërë pyetjesh të bëra nga qytetarët. Pyetja më e përsëritur është ajo që bëjmë të gjithë: “Kur do të marrë fund izolimi?”

Edhe pse askush s’di të thotë me siguri një datë, nisur nga ecuria e përhapjes në vendin tonë, Pipero u shpreh:

“Unë besoj që java e tretë e prillit do ta gjejë të çliruar nga shumë hallka të izolimit Shqipërinë. Përjashtoj nga kjo pensionistët dhe të sëmurët kronike të cilët besoj se duhet të rrinë më gjatë. Java e tretë e prillit do të na gjejë me shumë hallka më të lira.”

Përpos optimizmit dhe besimit se e gjithë kjo në vendin tonë do të mbarojë shpejt, mjeku bëri sërish thirrje qytetarëve që të vijojnë t’i ndjekin masat e marra nga qeveria me përpikmëri.

“Edhe sot, edhe nesër edhe pasnesër do t’ju thoja qytetarëve të qëndronin në shtëpi. Ka shumë vlerë të zvogëloni përditë numrat që kanë nevojë për ne (mjekët). Kjo është gjë shumë e mirë sepse e mbajmë kurbën e butë dhe nëse kurba është e butë 99% kjo gjë do të mbyllet brenda infektivit, pa kaluar tek hapësirat e reja. Për ne kjo është shumë optimiste.

Në Shqipëri asnjëherë nuk patëm shifra eksponenciale, si në vendet e tjera dhe kjo më bën optimist. Mendoj që kjo lidhet me masat që u morën në kohë nga qeveria dhe sigurisht e mjekëve, infermierëve që punojnë me përkushtim orar pa orar..”

Postime të ngjashme

Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë