Kur do dalin përgjigjet e mamografive të tetor-nëntorit?

Një tjetër fushatë vazhdon në vend lidhur me mamografitë lëvizëse. Megjithatë, çuditërisht, ende në vend nuk ka të dhëna të

Mamografët lëvizës në Kuçovë

Mamografët lëvizës në Kuçovë

sakta lidhur me mamografitë e kryera në periudhën tetor-nëntor 2014. Teksa u fol për vizitën e djeshme të ministrit Beqaj në Kuçovë, në njoftimin për shtyp thuhet se “nga të dhënat e disa analizave paraprake” vlerësohet se më shumë se 10 në 1000 gra të ekzaminuara përfundon në një diagnozë tumori të gjirit.

Kështu rezulton se pavarësisht se mamografitë janë kryer 5 muaj më parë, shumica e grave nuk kanë ende një përgjigje lidhur me mamografinë e kryer prej tyre.

Fushata me mamografitë në fakt përfshin vetëm ekzaminimin. Por nuk bën leximin e saj. Kohë më parë

Reagimet e njerëzve në FB e Ministrisë së Shëndetësisë në lajmin për mamografitë

Reagimet e njerëzve në FB e Ministrisë së Shëndetësisë në lajmin për mamografitë

ministria njoftoi se leximet do të bëheshin në Tiranë për gjithë Shqipërinë dhe ndërkohë, ende sot nuk ka përgjigje për mamografitë e kryera.

Në një prononcim për gazetën “Shëndet+”, mjeku Petrit Vargu tha se “ministria duhet të dalë dhe të deklarojë rezultatet e ekzaminimeve të mamografisë që mori përsipër të kryejë gjatë fushatës së luftës kundër kancerit të gjirit”.

Nga ana tjetër, në lajmin e publikuar nga ministria lidhur me mamografitë, nuk janë të paktë njerëzit të cilët e kanë cilësuar atë si propagandë, duke u ankuar lidhur me ilaçet jocilësore, për mungesën e barnave dhe ujit të ngrohtë nëpër spitale. Çuditërisht, përgjigjja nga ministria për këto ankesa është: “për barnat mund ta lini komentin tuaj në portalin e-barna online”

 

Postime të ngjashme

Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit