Kur duhet ta bëjnë foshnjat vizitën e parë tek dentisti?

perkedhelje 1

Përgjigjja nga Dorian Hysi, shef i Klinikës Stomatologjike Universitare, Tiranë:

Brenda vitit të parë të jetës. Ne duhet të udhëzojmë prindin se si duhet t’ia pastrojë gojën foshnjës. Normalisht jo me furçë, por përdoret një garzë me çaj kamomil ose ujë fiziologjik dhe pastrohen  mukozat e gojës. Pastaj shikohen dhëmbët e para nëse kanë probleme. Shpeshherë nënat për qetësimin e dhëmbëve tek foshnjat i japin qumësht gjatë natës apo përdorin mjaltë. Duke bërë vizita te dentisti ajo do të marrë këshilla për të parandaluar një patologji që mund të shfaqen në fëmijërinë e hershme që quhet kariesi i biberonit. Fëmijët që kanë rrezik për prishjen e dhëmbëve, dentisti duhet t’i rekomandojë shtesa fluorike.

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit