Kur duhet të hamë?

Këshilla e vjetër: “Mëngjesin haje si mbret, drekën si princ dhe darkën si varfanjak”, mbart shumë mençuri. Megjithëse të urtët e antikitetit që e formuluan këtë këshillë, nuk e dinin që pankreasi, i cili prodhon enzima tretëse për të tretur ushqimin që ne hamë, në pjesët e tij përbërëse, i pompon këto enzima me një mengjesritëm të lartë gjatë orëve të mëngjesit. Prodhimi ngadalësohet gjatë ditës, duke arritur një pikë të ulët në mbrëmje dhe gjatë natës.

Është qartësisht më mirë të ushqeheni kur trupi është më i përgatitur për të marrë ushqimin dhe të merrni vetëm sasi të vogla kur trupi juaj nuk është i përgatitur. Nëse ju konsumoni një darkë të bollshme, veçanërisht një vakt me përmbajtje të lartë të mishit dhe produkteve të bulmetit, ushqimi do të qëndrojë i patretur në stomakun tuaj për një kohë të gjatë, duke u kalbur, duke çliruar toksina të dëmshme dhe duke shtuar aciditetin qelizor.

Prandaj shëndeti optimal vjen nga ngrënia e një mëngjesi të bollshëm, një dreke më të vogël dhe një darke të lehtë. Praktika evropiane e vaktit kryesor në drekë është më e përshtatshme për ritmet e trupave tanë sesa praktika amerikane e vaktit kryesor në darkë.

Kjo mund të jetë arsyeja pse ka më pak kancer, duke përfshirë kancerin e prostatës, në Evropë.

Dr. Berri Sirs, autori i “The Zone” dhe i programit kompjuterik “The Zone Manager”, beson se kjo është edhe pasojë e një diete që ekuilibron në mënyrë të saktë proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat.

Dieta me përpjesëtime të përshtatshme: si rregull i përgjithshëm, dieta e shëndtshme i merr 60 deri në 65% të kalorive të saj nga karbohidratet komplekse, 20% nga yndyrnat dhe 10 deri në 15% nga proteinat. Marrja totale proteinave duhet të jetë e matur me peshën e trupit pa dhjamë (pesha pa përqindjen e dhjamit trupor).

Njerëzit sedentarë duhet të marrin vetëm një gram proteinë për çdo kilogram të masës trupore pa dhjamë. Ekzistojnë shumë libra që japin renditje të detajuara të lëndëve ushqyese.

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak