Kur është koha e përshtatshme për të bërë dush

Gjithmonë jemi në dilemë nëse dushi është më mirë të bëhet në darkë apo në mëngjes. dushTë dyja variantet praktikohen, varet nga gjendja e lëkurës suaj. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, dushi në mëngjes është tepër efektiv pasi pastrohen poret nga djersa e grumbulluar gjatë natës.

Për burrat gjithashtu është tepër efektiv dushi i mëngjesit, pasi zbut qimet dhe e bën procesin e rrojes më të lehtë.

Nëse preferoni gjumin e mëngjesit, është mirë të bëni dush në darkë. Në këtë mënyrë do të keni më shumë kohë për të fjetur.

Një arsye tjetër pse dushi duhet bërë në darkë para gjumit ka lidhje me mikrobet që akumulohen gjatë ditës.

Ju jeni gjatë gjithë kohës të ekspozuar ndaj mikrobeve dhe larja vetëm e fytyrës apo duarve nuk është zgjidhje efektive. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur