Kur është orari i përshtatshëm për të fjetur fëmijët

Përgatiti: Ilma Lamçe

Është shumë i vështirë momenti kur fëmijët duhet të flenë, pasi duket sikur duan gjithë kohës të luajnë. Mjekët këshillojnë prindërit të tregojnë kujdes për fëmijët, pasi gjumi është shumë i rëndësishëm, si edhe orari kur duhet të flenë.

Studimet tregojnë se aftësitë njohëse, shëndeti emocional, mendor dhe fizik zhvillohen më mirë kur fëmija shkon në shtrat herët. Orari ideal është nga ora 7 e pasdites deri në 9. Kjo do të thotë se pas kësaj ore fëmijët nuk duhet të rrinë më zgjuar.

Një studim i vitit 2012 ka treguar se, fëmijët e moshës 7- 11 vjeç , që flinin vetëm një orë përpara orarit të zakonshëm, kishin përqëndrim më të lartë në shkollë dhe ishin shumë herë më pak nervozë. Avantazhet janë edhe më të mëdha për fëmijët e vegjël.

Prandaj prindërit duhet të kuptojnë rëndësinë e orëve të gjumit për vogëlushët e tyre. Provoni të vendosni fëmijët në gjumë vetëm 20 minuta më herët për disa netë dhe do të shikoni se çfarë do të ndodhë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"