Ervis Kurti, mjek familje
Ethet kthehen në të rrezikshme për pacientin veçanërisht tek fëmijët e vegjël kur temperatura kalon 41.5 C˚, dhe shoqërohen me konvulsione të cilat mund të lënë pasoja të pariparueshme në fëmijë, si infertilizim dhe dëmtim të sistemit nervor qendror.
Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?
Në rastet kur temperatura bëhet rezistente dhe nuk ulet për një kohë relativisht të gjatë, nëse ka konvulsione, nëse e ka qafën e mpirë, nëse lëkura është me njolla dhe vështirësi në frymëmarrje, duhet patjetër të drejtohemi te mjeku i familjes për trajtim të specializuar.
A mund të përdoren dy lloje medikamentesh njëkohësisht për të ulur ethen?
Nuk duhet të përdoren asnjëherë dy medikamente të ndryshme në të njëjtën kohë pa këshillën e mjekut, sepse mund të kundërveprojnë ndërmjet tyre dhe të shfaqin efekte të padëshiruara.
Disa këshilla për temperaturën!
Nuk duhet të neglizhohet në asnjë rast një temperaturë e vazhdueshme 37.3 C˚ subfebrile, e cila mund të jetë si pasojë e një infeksioni të fshehur.
Gjithmonë duhet matur temperatura me kujdes, të merren lëngje të bollshme për të mos shkaktuar dehidratim dhe marrja e frutave dhe perimeve.

