Kur lodhja paralajmëron probleme me shëndetin?

Të gjithë ne ndihemi herë pas here tepër të lodhur ose të mbingarkuar. Raste të tilla të lodhjes së përkohshme zakonisht kanë një shkak të identifikueshëm dhe trajtohen lehtësisht.

Lodhja e vazhdueshme, rraskapitja, nga ana tjetër, zgjat më shumë dhe duket sikur nuk lehtësohet vetëm duke pushuar.

Është një gjendje gati e vazhdueshme lodhjeje që zhvillohet me kalimin e kohës dhe ul nivelet e energjisë, motivimin dhe përqendrimin. Lodhja në këtë nivel ndikon edhe në mirëqenien emocionale dhe psikologjike.

Faktorët e mënyrës së jetesës

Lodhja mund të lidhet me:

-Përdorimin e alkoolit ose drogës
-Aktivitetin fizik të tepërt
– Mungesën e aktivitetit fizik
-Mungesën e gjumit
-Medikamente, të tilla si ilaçet e kollitjes
-Kequshqyerja

Gjendjet shëndetësore

Gjendja e vazhdueshme e lodhjes, plogështisë apo dobësisë mund të jetë  shenjë e një problemi shëndetësisë, efekti anësor i ilaçeve ose terapive të përdorura për ta trajtuar atë, si:

-Dështimi akut i mëlçisë
-Anemi
-Çrregullime ankthi
-Kancer
-Sindromia e lodhjes kronike
-Infeksioni kronik ose inflamacioni
-Sëmundje kronike e veshkave
-Tronditje
-Depresioni (çrregullimi i madh depresiv)
-Diabet
-Emfizemë
-Fibromialgjia
-Sëmundjet e zemrës
-Hipertiroidizmi (tiroidi tepër aktiv)
-Hipotireoza (tiroidi joaktiv)
-Sindroma e zorrës së irrituar
-Medikamente dhe trajtime, të tilla si kimioterapia, terapia me rreze, ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve, ilaçe të zemrës dhe ilaçet kundër depresionit
-Sklerozë të shumëfishtë
-Stres
-Trauma

Merrni ndihmë emergjente nëse lodhja lidhet me një problem të shëndetit mendor dhe simptomat tuaja përfshijnë:

-Mendime për të dëmtuar veten ose për vetëvrasje
-Merakun që mund të dëmtoni dikë tjetër

Gjithashtu konsultohuni me mjekun nëse lodhja shoqërohet me:

-Dhimbje gjoksi
-Probleme më frymëmarrje
-Rrahje zemre e parregullt ose e shpejtë
-Dhimbje të rënda të barkut ose legenit

Lini një takim me mjekun nëse lodhja ka vazhduar për dy ose më shumë javë pavarësisht nga përpjekjet për të pushuar, për të lehtësuar stresin, për të zgjedhur një dietë të shëndetshme dhe për të pirë shumë lëngje.

Burimi: Mayo Clinic / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet