Kur mund dhe kur nuk mund të bëhet një masazh?

MasazhNga fizioterapisti Petrit Drini

Treguesit:

Masazhoterapia ose masazhi terapik paraqet një numer të madh përdorimesh në mjekësinë rehabilitative, sportive, vaskulare, estetike dhe në reumatologji.

Masazhi terapik aplikohet me sukses në trajtimin e shumë patologjive të indeve të buta, kryesisht ato me karakter kronik. Trajtimi miofashal është me tipiku i masazheve terapike që kombinohet shumë mirë me terapitë e tjera, si: triggerpoint (pikat e dhimbjes), indeve lidhës, linfodranazhin, fashaterapi etj.

Kontratreguesit dhe zonat e ndaluara për masazh.

Masazhi nuk mund të aplikohet në ato raste kur mund të shkaktojë dëmtime ose rëndim të mëtejshëm të simptomave të paraqitura më parë.

Masazh sportivTraumat e porsandodhura (duhet pritur derisa të rikuperohen indet)

Flebite të rënda (tromboflebit)

Insuficenca kardiatike me edema në gjymtyrët e poshtme (edemë sekondare)

Patologji të sistemit nervor qendror ( SNQ) me simptoma spastike.

Nekroza të rënda (rrezik i eliminimit të substancave proteinike)

Proceset febrile ( ethet, rreziku i rritjes së temperaturës lokale)

Neoplazite (rreziku i shpërndarjes së qelizave kanceroze nëpërmjet sistemit linfatik)

Dermatozat (rreziku i irritimit, infektimit, kontaminimit të lëkurës)

Do të përkufizohet si Zonë e ndaluar për masazh: të gjitha kockat e dala (malleole, cresta tibiale, rotula, grande trocanter, cresta – iliaca, procesi spinozi të vertebrave, sacro, sterno, clavikula, scapula, olecrano i gjurit). Ato vende ku gjenden enët e gjakut me sipërfaqësore, si: cavo popliteo, cavo-inguilale, cavo- ascelare, cavo-retro claveolare, organet seksuale.

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje