Kur pastërtia e tepërt të bën dëm

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Higjienizues për duart gjithmonë në çantë, shtëpia që mban erë të mirë, dyshemeja që shkëlqen nga larja me detergjente të çdo lloji. Fanatikët e higjienës janë të shumtë, megjithatë ky nuk është një zakon i virtytshëm sa mendohet.

Siç është përmendur edhe në një artikull të publikuar së fundmi tek revista britanike “New Scientist”, ekziston thënia ‘pastërti tepër e pastër”, që mund të ketë domethënie të ndryshme. Tani është e sigurt, “teoria  e higjienës nuk është thjesht një hipotezë”. Sipas këtij studimi, të jetuarit në një ambient pa asnjë mikrob është i dëmshëm për sistemin imunitar, sidomos të fëmijëve, të cilët duhet të mësohen pastaj si të reagojnë ndaj stimujve të jashtëm.

Mospasja kontakt me mikroorganizmat, kryesisht të padëmshme, që qëndrojnë në sipërfaqe, sepse nëna ose babai mikrofobë kanë dezinfektuar çdo gjë që e rrethon fëmijën e tyre, rrit mundësinë që sistemi imunitar të përgjigjet pastaj në një mënyrë anormale në një situatë krejt normale për të tjerët, duke rritur kështu mundësinë e zhvillimit të alergjive.

“Nuk po themi që të jetoni në pisllëk, por që t’i lini fëmijët të kenë kontakt me mikrobet, të bëhen pis gjatë lojës, të luajnë me bashkëmoshatarët e tyre në ambiente të jashtme”, shpjegon Angelo Vacca, president i Shoqatës Italiane të Imunologjisë dhe profesor tek Universiteti i Barit.

Dhe të rriturit nuk është mirë ta ekzagjerojnë. “Të jesh maniak i pastërtisë, ai që lan duart me higjienizues, përdorimi i alkoolit në të gjitha sipërfaqet e mundshme të krijon një farë “zbulese imunitare”, dhe ekziston rreziku i mungesës së mbrojtjes së fuqishme për të përballur bakteret dhe viruset agresive, por mund të bëhemi më të ndjeshëm dhe të kemi infeksione”, thotë më tej Vacca.

Burimi: Corriere Della Sera / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç