Kura natyrale me qepë, mjaltë, limon: Ndihmon në qetësimin e astmës dhe sëmundje të tjera të traktit respirator

Nga Daniela Burnazi

Nëse vuani nga problemet e mushkërive, astma, bronkiti apo nëse keni kollitje të vazhdueshme, ne do t’ju paraqesim një mënyrë natyrale mjaft të mirë për të reduktuar këto probleme.

kure natyrale me qepePërbërësit: 500 gr qepë, 500 gr sheqer, 2 kokrra limoni, 1.5 litra ujë dhe 7 lugë mjaltë.

Përgatitja: hidhni sheqerin në një tenxhere dhe lëreni zjarr të ulët derisa të marrë ngjyrë kafe. Pritni qepën në kubikë të vegjël dhe shtojeni në sheqerin e shkrirë. Më pas hidhni ujin dhe lëreni derisa të valojë. Pasi të ketë valuar, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet në temperaturë ambienti. Pasi uji me qepë dhe sheqer të jetë ftohur shtoni mjaltin dhe lëngun e 2 kokrrave limoni. Hidheni përbërjen në një shishe qelqi .

Përdorimi: është e këshillueshme të konsumohet një lugë gjelle nga ilaçi natyral para çdo vakti. Ju mund ta përdorni këtë ilaç natyral derisa të përmirësoheni tërësisht. Për fëmijët është e këshillueshme të konsumohet një lugë çaji para çdo vakti./ Burimi: helathdigezt

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve