- Një lugë kafeje me rrënjë rë grimcuara të kungullit të egër, hidhen në 300 ml ujë dhe zihen për 2-3 minuta. Ena lihet e
mbuluar për 1-2 orë, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet. Pihet e gjithë sasia, herë pas here, gjatë gjithë ditës. - Merrni një kokërr qepë dhe grijeni imët. Perzijeni me 1-2 lugë kafeje kripë. Përzierjen hidheni në një napë dhe vendoseni në ballë.
- Përgatisni një kafe turke (vetëm ujë dhe kafe, pa sheqer). Në filxhanin me kafe hidhni 10-15 pika lëng limoni dhe pijeni.
- Përzieni lëngun e një limoni me një lugë kafe të bluar imët. Pasi ta hani këtë përzierje që përgatitët, qëndroni për ca kohë shtrirë.
- Fërkoni kokën me raki të fortë rrushi ose kumbulle 2-3 herë në ditë për 8 ditë rrjesht.
Kujdes! Nëse vuani nga sëmundje kronike, paraprakisht konsultohuni me mjekun tuaj!


