Kurimi me plazmë i Covid-19: Gati aparatura në Shqipëri

SHBA dhe Itali kanë pranuar se po bëjnë testime me transplantin e plazmës së pacientëve të shëruar nga covid-19 për të shëruar ata që janë ende të infektuar. Rezultatet kanë qenë pozitive.

Ndërkohë në emisionin “Open” në Top Channel, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se nëse ky kurim miratohet Shqipëria është në gjendje që ta suportojë dhe të vazhdojë kurimin.

“Nuk është vlerësuar ende për përdorim në Shqipëri. Ne po presim evidenca për trajtimin me plazmë në Itali. Por edhe në SHBA ka filluar testimet por ngelin në nivele testimi dhe nuk janë miratuar. Nëse do të duhej ta bëjmë në Shqipëri do të mundeshim pasi aparatura është në vendin tonë dhe mund të kryhet. Por bazuar në praktikat më të mira.” 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet