Kryefaqja Aktualitet Kursimi i energjisë, si ta realizojmë

Kursimi i energjisë, si ta realizojmë

0
Shpërndaje
Ing. Besim Islami

Disa këshilla konkrete për konsumatorët shqiptarë në lidhje me përdorimin e eficiencës së energjisë dhe energjive të rinovueshme

Eglantina Bardhi

Janë disa hapa praktikë për të gjithë në mënyrë që me pak energji të bësh të njëjtën gjë apo më shumë. Për gazetën “Shëndet+”, dr. ing. Besim Islami, konsulent energjie, jep pikërisht disa këshilla të vlefshme në mënyrë që njerëzit të kursejnë më shumë, duke ndikuar kështu edhe në ekonominë e tyre shtëpiake.

Ing. Besim Islami
Ing. Besim Islami

Dritare eficente

Instalimi i dritareve eficente me dopio xham apo ëe rastet më të mira me tre xhama (shpesh të mbushura edhe me gaze të rralla) bën të mundur reduktimin e humbjeve të nxehtësisë dhe të freskisë duke ulur ndjeshëm kërkesën për energji dhe njëkohesisht rritur komfortin. Për pasojë, si rezultat i instalimit të dritareve eficente me dopio xham apo në rastet më të mira me tre xhama mund të kemi një kursim të energjisë për ngrohje dhe për ftohje/freskim nga 12-25% në funksion të ndërtesës dhe llojit të dritareve të instaluara.

Dyer të jashtme eficente

Instalimi i dyerve të jashtme hermetike (duke përfshirë edhe ato të ballkoneve) dhe eficente bën të mundur reduktimin e humbjeve të nxehtësisë dhe të freskisë, duke ulur ndjeshëm kërkesën për energji. Kursimi i energjisë për ngrohje dhe për ftohje/freskim nga 4-12% në funksion të ndërtesës dhe llojit të dyerve të jashtme të  instaluara.

Termoizolimi  i mureve të jashtme të ndërtesave

Instalimi i termoizolimit të mureve të jashtme me materiale termoizoluese (stiropol, polisterol, njohur në gjuhën e zakonshme si bukë peshku, lesh guri, etj) bën të mundur reduktimin e humbjeve të nxehtësisë dhe të freskisë duke ulur ndjeshëm kërkesën për energji. Kursimi i nevojave energjetike për ngrohje dhe për ftohje/freskim nga 25-35% në funksion të ndërtesës dhe llojit të materialit termoizolues (polisterol i thjeshtë, polistrol me densitet të lartë, lesh guri etj) dhe mënyrës së termoizolimit.

Termoizolimi  i çatisë/tarracave të ndërtesave

Instalimi i termoizolimit të çatisë/tarracës me materiale termoizoluese (stiropol, polisterol, lesh xhami, lesh guri, etj) bën të mundur reduktimin e humbjeve të nxehtësisë dhe të freskisë duke ulur ndjeshëm kërkesën për energji. Kursimi i nevojave energjetike për ngrohje dhe për ftohje/freskim nga 17-22% në funksion të ndërtesës dhe llojit të materialit termoizolues (polisterol i thjeshtë, polisterol me densitet të lartë, lesh xhami, lesh guri, etj) dhe mënyres së termoizolimit.

shtepia energjiaTermoizolimi  i dyshemesë së ndërtesave

Instalimi i termoizolimit të dyshemesë bën të mundur reduktimin e humbjeve të nxehtësisë dhe të freskisë duke ulur ndjeshëm kërkesën për energji. Kursimi i nevojave energjetike për ngrohje dhe për ftohje/freskim nga 5-10% në funksion të ndërtesës dhe llojit të materialit termoizolues (polisterol i thjeshtë, polisterol me densit të lartë, lesh xhami, lesh guri, etj) dhe mënyrës së termoizolimit.

Instalimi i kaldajave eficente

Instalimi i bojlerëve/kaldajës eficente të ngrohjes bën të mundur reduktimin e humbjeve të nxehtësisë dhe kursimi i energjisë për ngrohje varion nga 15-35% në funksion të gjendjes së kaldajës ekzistuese, si dhe kohës së shfrytëzimit të saj. Kaldajat eficente mund të punojnë me LPG, diesel, por për të pasur kosto sa më të ulët do të ishte shumë mirë të punonin me palete.

Instalimi i sobave eficente me dru zjarri

Shumica e sobave eficente që ekzistojnë sot në familjet tona janë me rendiment shumë të vogël dhe për pasojë jo eficente. Instalimi i sobave eficente të ngrohjes bën të mundur reduktimin e humbjeve të nxehtësisë dhe kursimi i energjisë për ngrohje varion nga 25-45% në funksion të gjendjes së kaldajës ekzistuese, si dhe kohës së shfrytëzimit të saj.

Instalimi i radiatorëve eficente dhe valvulave termostatike

Zëvendësimi i radiatorëve eficente dhe sidomos vendosja e valvulave termostatike elektronike bën të mundur një kursim të energjisë 10-15% në funksion të mënyrës së orëve të përdorimit të sistemit të ngrohjes. Reduktimi i temperaturës të ngrohjes me 1 °C do të sjellë një kursim prej 6% të energjisë.

Bojlerët për sigurimin e ujit të ngrohtë në familje

Bojlerët elektrikë për sigurimin e ujit të ngrohtë për qëllime sanitare dhe për larje të enëve duhet të jenë me etiketë A ose më lart. Ata duhet të jenë në korrent/sistemin elektrik vetëm 2-3 orë përpara se të realizojmë dushin apo larjen e enëve. Kjo do të sjellë një kursim të energjisë deri në 20%. Realizimi i larjes së trupit me dush dhe jo me vaskë bën të mundur një kursim të energjisë 15-25% në funksion të sasisë së ujit që përdoret.

Panele diellore për sigurimin e ujit të ngrohtë në familje

Instalimi i paneleve diellore për sigurimin e ujit të ngrohtë për qëllime sanitare dhe për larje të enëve mund të sigurohet me shumë efektivitet nëpërmjet paneleve diellore dhe kjo do të sjellë një kursim të energjisë deri në 65-85%.

Ndriçimi eficent

Përdorimi i ndriçimit natyral, të fikim dritat në hapësirat/dhomat që nuk qëndron njeri; dhe të përdorim llamba eficente. Zëvendësimi i llambave inkadeshente me llamba floureshente kompakte, apo me llamba LED-s është gjëja e parë që duhet të bëjë çdo familje. Kursimi i energjisë elektrike është 40% (kur bëhet zëvendësimi i llambave inkadeshente me llamba fluoreshente kompakte) – 80% (kur bëhet zëvendësimi i llambave inkadeshente me llamba LED-s) në funksion të mënyrës së orëve të përdorimit të ndriçimit.

Shfrytëzimi i pajisjeve eficente elektroshtëpiake

Heqja e pajisjeve nga rrjeti (heqja e sipnes komplet nga priza) për të gjitha pajisjet elektrike bën të mundur një kursim të energjisë elektrike 15-20% në funksion të mënyrës së shfrytëzimit të pajisjeve.

Makinë larëse (lavatriçe)

Zëvendësimi i makinave larëse të vjetra me makina të reja A apo A+ bën të mundur një kursim të energjisë 10-25% në funksion të mënyrës së orëve të përdorimit të makinës larëse.

Frigoriferë

Zëvendësimi i frigoriferëve të vjetër me të rinj A apo A+ bën të mundur një kursim të energjisë 7-15% në funksion të mënyrës së orëve të përdorimit të makinës larëse.

Për më tepër informacion klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.aab.al/edu/ee/index.php

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here