Kush është infermierja Xhika që spostoi kardiologun nga DRSH-ja Dibër?!

ilir-beqaj_anisa-xhika

Blertina Koka / Denisa Canameti

Me një urdhër që hyn në fuqi menjëherë, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë në Dibër, mjekun kardiolog Artan Murati. Ky i fundit është zëvendësuar në detyrë nga infermierja Anisa Xhika, e cila tashmë do të mbajë postin e drejtoreshës në Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë.

Ka qenë partia demokratike ajo që ka denoncuar shkarkimin e ish-drejtorit Murati, i cili e mbante atë post prej 3 vitesh.

‘Skema kriminale e blerjes së votave në Dibër është duke u shpërblyer për të garantuar vjedhjen e zgjedhjeve të ardhshme në vend. Kësaj radhe viktimë është bërë shëndetësia dhe një mjek i njohur i Dibrës’ shprehet PD në reagimin e vet.

Në denoncimin e saj, PD akuzon kryeministrin Rama se po përdor votat e vjedhura në Dibër, duke mos kursyer as mjekësinë: “Edi Rama po i qëndron fjalës së tij për të shpërblyer hajdutët e blerjes së votave në Dibër. Krimi elektoral që po përgatit Edi Rama për blerjen e zgjedhjeve të ardhshme nuk por kursen as kardiologët. Ky rast në Dibër vërteton qartë se Edi Rama është plotësisht në shërbim të bandave të cilat po i vesh me pushtet për të garantuar blerjen e votës së shqiptarëve’ thuhet në deklaratë.

Gazeta “Shëndet+” ka kërkuar informacione të mëtejshme për të zbuluar nëse vërtet ky zëvendësim ka pasur një prapaskenë të tillë politike, siç pretendon opozita.

Dhe sipas burimeve jozyrtare, rezulton se vjehrra e Anisa Xhikës, N. Xhika është një emër kyç në radhët e Partisë Socialiste Dibër. Dikur ajo ka mbajtur poste të rëndësishme drejtuese, ndërkohë që tani, edhe pse në pension, është tërësisht e angazhuar në fushatat elektorale në Dibër.

Kjo mund të jetë arsyeja që partia demokratike këmbëngul që vendosja e Anisa Xhikës në krye të DRSH-së Dibër është bërë për të shpërblyer ‘hajdutët e blerjes së votave në Dibër’./ shendeti.com.al

shkresa

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu