Sipas OBSH-së: Nga problemet e shëndetit mendor mund të vuajë çdokush. Çrregullimet mendore nuk kanë kufij socialë apo ekonomikë
Çrregullimet mendore dhe të sjelljes prekin 25% të të gjithë njerëzve gjatë jetëve të tyre. 1 në çdo 4 persona do të preket gjatë jetës së tij nga një çrregullim mendor
Rreth 450 milionë njerëz vuajnë aktualisht në botë nga probleme të shëndetit mendor
Katër nga dhjetë shkaqet kryesore të paaftësisë në botë janë çrregullimet neuropsikiatrike
Çrregullimet e ankthit dhe të humorit përbëjnë çrregullimet më të shpeshta mendore në botë
Është vlerësuar se depresioni prek aktualisht 350 milionë njerëz në botë
1 në çdo 10 njerëz vuajnë nga depresioni madhor.
Në vitin 2004, depresioni ishte shkaktari i tretë kryesor i barrës globale të sëmundjeve në botë dhe në vitin 2030 pritet që ai të jetë kontribuesi kryesor i barrës së sëmundjeve (OBSH, 2008).
Kush mund të preket nga çrregullimet mendore?


