Ky është ilaçi më efektiv për zemrën, ka funksionuar për shekuj me radhë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

ilaciAnkthi, stresi i përditshëm, mbingarkesa emocionale, kanë efekte negative mbi trupin tuaj, gjendjen emocionale dhe mbi të gjitha atë shëndetësore. Ajo që mund të preket nga emocionet negative është edhe zemra. Por ajo që duhet të dini është se  ekziston një recetë e lashtë, e përdorur për shekuj me radhë e cila mund t’ju vijë në ndihmë dhe të normalizojë problemet e zemrës lehtësisht.

Kjo recetë është gjetur në shkrimet e mjekes popullore, Hildegard von Bingen, e cila jetonte në shekullin e dymbëdhjetë, kur ende nuk kishte ekzistuar mjekësia e mirëfilltë. Shkrimet e saj kanë mbetur në formë të shkruar dhe kanë shërbyer si mjekësi alternative mjaft efikase. Një ndër to është dhe receta për shërimin e dhimbjeve të zemrës. Këtë recetë mund ta përgatisni edhe ju vetë,pasi  të gjithë përbërësit janë natyralë dhe mund të gjenden lehtësisht.

Përbërësit:

  • 10 kërcej majdanoz të freskët
  • 1 litër verë natyrale (e kuqe ose e bardhë)
  • 2 lugë uthull
  • 300 g mjaltë natyral

Si fillim majdanozi duhet shpëlarë dhe duhet të vendoset në një litër verë natyrale duke i shtuar dhe uthull (2 lugë çaji). Këtë masë vendoseni në zjarr të lehtë për 10 minuta. Pasi të jetë vluar, hiqeni nga zjarri dhe shtoni 300 g mjaltë. Më pas vendoseni përsëri në zjarr për 4-5 minuta. Lëngun hiqeni nga zjarri dhe vendoseni në shishe, të cilën duhet ta mbyllni mirë. Rekomandohet të konsumoni një luge të madhe nga kjo përzierje. Dr. Hertzka ka shkruar se ilaçin mund ta përdorni sa herë të ndjeni dhimbje në zemër si:  rrahje të shpejta, aritmi, ndryshime si pasojë e stresit, apo si pasojë e motit. Lëngu sugjerohet jo vetëm te problemet e vogla, por edhe te dhimbjet dhe sëmundjet më serioze të zemrës. Lëngu ka dhënë rezultate të shkëlqyera dhe mund ta përdorni derisa të mos keni dhimbje.

Megjithatë para se të vendosni ta filloni këtë recetë dueht ët konsultoheni em mjekun tuaj.

Burimi: stayhealthy/shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit