Ky është shteti i BE-së që fal të gjithë ata që kanë pasaporta të rreme vaksinimi

Rregullat e rrepta anti-Covid në Francë bëri që të lulëzonte tregu i pasaportave të rreme shëndetësore të nevojshme për të patur qasje në shumë aktivitete. Por autoritetet franceze kanë vendosur të falin të gjithë ata persona që janë pajisur me certifikata të rreme dixhitale nëse ata vaksinohen.

Në kuadër të këtij vendimi është krijuar edhe një procedurë në qendrat e vaksinimit për të fshirë dokumentet e rreme nga regjistri kombëtar, dhe kështu policia nuk do të ketë në sistem këto shkelje. Sipas të dhënave nga qeveria franceze llogaritet se janë rreth rreth 200,000 pasaporta të rreme të vaksinimit në vend.

Afati i fundit për të marrë dozën përforcuese të vaksinës është zvogëluar në Francë dhe kjo dozë kërkohet katër muaj prej marrjes së vaksinës së dytë, në mënyrë që të vlejë pasaporta shëndetësore. Qytetarët francezë duhet të jenë të vaksinuar apo të shëruar nga koronavirusi për të marrë pjesë në ngjarje sportive dhe kulturore, për të shkuar në kinema dhe restorante.

Ndërkohë në Francë 78.9% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar ndërsa 55.2% kanë marrë dozën përforcuese. /REL

Postime të ngjashme

"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona