Ky është vendi më i lumtur në botë për vitin 2022: Si renditet Shqipëria?

Çdo vit gjatë dekadës së fundit, Raporti Botëror i Lumturisë rendit sesi njerëzit në më shumë se 150 vende vlerësojnë cilësinë e jetës së tyre për të gjetur vendet më të lumtura në botë. Për katër vitet e fundit, vendin e parë e ka marrë Finlanda. Sot, Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm, i cili publikon raportin së bashku me Gallup World Poll, njoftoi se vendi nordik kryeson sërish listën.

Bujaria, perceptimi i dhembshurisë, liria për të bërë zgjedhje, mbështetja sociale dhe jetëgjatësia janë disa nga faktorët që vlerësohen gjatë përcaktimit të renditjes.

Finlanda u emërua vendi më i lumtur në botë me një rezultat prej 7.821 nga 10, përpara Danimarkës (7.636) dhe Islandës (7.557), të cilat renditen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Shqipëria renditet në vendin e 90-të nga 146 gjithsej, një rritje me 3 vende krahasuar me periudhën 2018-2020. Duket se Shqipëria nuk ka ndonjë rritje të jashtëzakonshme në renditje, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit si Rumania dhe Serbia, të cilat renditen në përkatësisht në vendin e 28-të dhe 43-të. Kosova renditet e 32-ta në listë, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet një numër para Shqipërisë (89).

Vendet më të lumtura në botë për vitin 2022:

1. Finlanda
2. Danimarka
3. Islanda
4. Zvicra
5. Holanda
6. Luksemburgu
7. Suedia
8. Norvegjia
9. Izraeli
10. Zelanda e Re
11. Austria
12. Australia
13. Irlanda
14. Gjermania
15. Kanadaja
16. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
17. Mbretëria e Bashkuar
18. Republika Çeke
19. Belgjika
20. Franca. / Anabel Magazine

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt