Ky frut lufton kancerin

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Kanceri, përfshirë këtu edhe ai i zorrës së trashë, është sëmundje vdekjeprurëse. Një studim i fundit ka treguar se konsumimi i kumbullave të thata ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë. Kumbullat e thata kanë aftësinë të mirëmbajnë florën bakteriale të zorrës së trashë nga bakteret. Për pasojë ulet edhe rreziku për t’u prekur nga kanceri. Edhe studime të tjera në të kaluarën kanë vërtetuar se dieta, kompozita dhe metabolizmi luajnë rol kyç në florën bakteriale të zorrës së trashë.kumbulla

Në traktin urinar gjenden me miliona baktere dhe 400 prej këtyre specieve janë identifikuar tashmë. Këta të fundit kanë ndihmuar në vërtetimin e efektit që kumbulla e thatë ka në zorrën e trashë dhe florën e saj bakteriale.

Si arrin kumbulla e thatë të ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë? Kanceri i zorrës së trashë zhvillohet nga inflamacioni i vazhdueshëm në pjesën e brendshme të zorrës. Inflamacioni i zorrëve shkaktohet nga çrregullimet që ndodhin në florën bakteriale. Megjithatë, kumbulla përmban antioksidues të cilët ndryshojnë efektin negativ të stresit oksidativ shkaktuar nga radikalët e lirë që dëmtojnë ADN-në. ADN-ja e dëmtuar çon në inflamacion të vazhdueshëm e deri në kancer.

Ja cilat janë përfitimet që, sipas shkencëtarëve, kumbullat i sjellin zorrës së trashë:

  1. Ruan florën bakteriale të zorrës.
  2. Kontrollon metabolizmin në zorrë.
  3. Ul numrin e gjëndrave në zorrë, të cilat tregojnë se vuani nga kanceri.

Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se aftësia e kumbullës së thatë për të mbajtur nën kontroll metabolizmin dhe florën bakterale të zorrës ndihmon në uljen e rrezikut, madje dhe parandalimit të kancerit.

Burimi: StethNews / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë