Ky frut mund t’u japë fund dhimbjeve nga gurët në veshka

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Një studim i ri ka zbuluar se dhimbjet nga gurët në veshka mund të lehtësohen nga ekstrakti i një fruti agrumi natyral. Studimi tregon se përbërësi – hydroxycitrate (HCA)- mund të pengojë zhvillimin e gurëve në veshka, madje edhe të shpërbëjë kristalet.

Ky zbulim shënon avancimin e parë në trajtimin e gurëve në veshka për më shumë se 3 dekada.gure ne veshka_frut

Gurët në veshka janë depozita minerale të vogla që formohen brenda veshkave, ku prekin rreth 12% të meshkujve dhe 7% të femrave. Ata formohen gradualisht nga kristalet oksalate të kalciumit dhe janë më të përhapur tek personat që vuajnë nga tensioni i lartë, diabeti ose obeziteti.

Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se përbërësi HCA pengon zhvillimin e oksalateve të kalciumit në kushte të caktuara.

Përbërësi HCA gjendet tek fruti “Garcinia Cambogia”, i cili përdoret gjerësisht në vendet aziatike.

Në eksperimentet e para, ky përbërës ka rezultuar i suksesshëm dhe premton shumë për shërimin e pacientëve që kanë gurë në veshka.

Trajtimet parandaluese për gurët në veshka kanë ndryshuar shumë pak gjatë këtyre 30 viteve të fundit. Mjekët i këshillojnë pacientët vetëm që të pinë shumë ujë, të shmangin ushqimet e pasura me oksalate dhe kripë etj.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Pulsimi i veshëve – Përse ndodh dhe si ta largoni
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe