Ky ilaç do t’i japë fund frikës nga mbushja e dhëmballës

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Vetëm ideja që duhet të shkosh tek dentisti për të mbushur dhëmballën të tmerron.

Një lajm i mirë për të gjithë ju që i urreni vizitat tek dentisti. Një studim i ri sugjeron se këto vizita tmerruese do të jenë pjesë e të kaluarës në një të ardhme jo shumë të largët.

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë të re për të mbushur dhëmballët me anë të një ilaçi për sëmundjen e alzheimerit.

Mbushjet aktuale për dhëmballë të prodhuara me kalcium dhe produkte silikoni mund të mbyllin përkohësisht gropën, por prishen shpejtë.

Ndërsa ilaçi Tideglusib, i përdorur më parë për sëmundjet neurologjike, mund të ofrojë një zgjidhje natyrale për mbushjen e dhëmbëve, që do të zgjasë përgjithmonë.

Shkencëtarët nga Kolegji Mbretëror i Londrës kanë zbuluar se ky ilaç ndihmon qelizat staminale që të krijojnë disa shtresa të holla të mineralit të quajtur dentine, për të mbushur dhëmballët.

Ata kanë përdorur sfungjerë të dekompozuar kolagjeni për të krijuar këtë trajtim – duke aplikuar doza të ulëta të këtij ilapi në dhëmbë. Pas një kohe të shkurtër sfungjeri dekompozohet dhe zëvendësohet nga një shtresë e re dentine. Kjo çon në riparim komplet dhe natyral të dhëmballës.

Kjo metodë mund të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve që zakonisht përhapen nga mbushja e dhëmbëve.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun