Ky ilaç i përdorur për diabetin mund të parandalojë edhe kancerin

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Metformina, një ilaç i përdorur gjerësisht për diabetin e tipit 2, mund të ulë edhe rrezikun për prekjen nga kanceri, ka zbuluar një studim i ri.diabet_kancer

Një studim i ri ka zbuluar se metformina, një ilaç i përdorur gjerësisht për trajtimin e diabetit të tipit 2, mund të parandalojë edhe kancerin. Ai mund të ulë rrezikun për vdekjen nga kanceri tek njerëzit. Efekti është provuar tek disa femra të moshuara, të diagnostifikuara me kancer dhe diabet të tipit 2. Në fund shkencëtarët zbuluan se femrat të cilat kishin kancer dhe diabet ishin 45% më pak të rrezikuara të vdisnin krahasuar me femrat që kishin kancer dhe jo diabet.

“Ky studim siguron më shumë prova se femrat që e kanë kaluar fazën e menopauzës dhe vuajnë nga diabeti dhe kanceri mund të përfitojnë nga terapia me metforminë krahasuar me terapi të tjera kundër diabetit”, shpjegon autori kryesor i studimit, Zhihong Gong, profesor tek Instituti Roswell Park i Kancerit, në Nju Jork.

Megjithatë ai mendon se duhet të bëhen më shumë studime për të përcaktuar efektin afatgjatë të metforminës në luftën kundër diabetit dhe kancerit.

Burimi: I4U News / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër