Ky virus i rrezikshëm shkakton deformim të gjymtyrëve tek foshnjat

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

Lista e gjatë e defekteve që virusi Zika shkakton te fëmijët, rritet çdo ditë dhe më shumë.foshnje_virusi Zika

Të martën, pas mbarimit të një studimi, u dol në përfundimin se virusi Zika mund të shkaktojë ngrirje të gjymtyrëve të fëmijëve. Ky zbulim u bë disa orë para se në Florida të raportohej edhe për një person tjetër të prekur, duke e çuar numrin total të të prekurve në 22. Gjendja e njohur si artrogripsozë, shkakton ngrirje të kyçeve, duke i lënë krahët, këmbët, duart, dhe gishtërinjtë të ngrirë në pozicion të deformuar.

Në shumë raste, kjo gjendje çon edhe në mosfunksionim të muskujve të zemrës. Ideja e krijuar se fëmijët e prekur nga Zika kanë si shenjë tipike deformimin e kafkës , është e gabuar, pasi disa fëmijë mund të kenë simptoma më pak të dukshme, si çrregullime të trurit dhe dëmtim të neuroneve. Është e rëndësishme që doktorët ta zbulojnë sa më shpejtë që të jetë e mundur prekjen nga Zika të fëmijëve, në mënyrë që të nisin një trajtim sa më produktiv ndaj saj. / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Shenjat e fshehta të problemeve me zemrën që nuk duhet t’i injoroni
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”