Kryefaqja Aktualitet Laboratorët me koncension penalizojnë pacientët me hepatit B, nuk bëjnë dot analizën

Laboratorët me koncension penalizojnë pacientët me hepatit B, nuk bëjnë dot analizën

0
Shpërndaje

Në qershor të vitit të kaluar koncensionari për shërbimin laboratorik ka nisur nga puna, pa u penguar nga pandemia COVID-19. Koncesionari ka marrë në dorëzim ambientet laboratorike në Spitalin “Nënë Tereza” dhe në të gjitha spitalet e tjera të vendit. Por, duket se ky koncension po krijon vështirësi për disa kategori pacientësh, sikurse është rasti I pacientëve me hepatit. Këta pacientë kronik, për të monitoruar gjendjen e tyre shëndetësore duhet të kryejnë detyrimisht një set analizash çdo muaj/vit. Pacientët pretendojnë se që prej marrjes me koncension të laboratorëve, pacientët me hepatit nuk bëjnë më një analizë që quhet HBB-DNA.

Prej një viti kjo analizë nuk bëhet në QSUT çka i detyron pacientët ti drejtohen një laboratori ose spitali privat që ja mundëson këtë shërbim. Kryerja e kësaj analize tek privati kushton 253 mijë lekë të vjetra.

I tillë është edhe rasti i A.B nga rrethet , i diagnostikuar me hepatit B kronik i cili shprehet duke thënë për gazetën “Shëndeti Online” se:

Unë vuaj nga Hepatiti B kronik dhe mjekja gastrohepatologe më ka dhënë për të bërë këtë analizë këtu tek Qendra e Konsultave në QSUT. Vij këtu  për ta bërë por  më thonë që kjo analizë nuk bëhet më tek ne që prej një viti. Po të shkoj ta bëj tek privati nuk kam lekë ta paguaj, nuk kam të ardhura të mjaftuEshme. Unë jam familjar me 6 persona në shtëpi , marr vetëm KEMP si të ardhur edhe bashkëshorten e kam të pa punë. Unë kam qenë dhe në Gjermani për tu kuruar për Hepatitin B dhe atje ma bënin çdo muaj analizën, u riktheva në Shqipëri por këtu jo një herë në muaj por as një herë në vit nuk mund ta bëj.”

Gazetarët e shëndetit online u interesuan tek Qendra e Konsultave në QSUT ku u informua se :

Pas dhënjes me koncesion të laboratorit në QSUT kjo analizë NUK  është më e përfshirë në listën e analizave që të cilat bëhen në QSUT.

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here