Të gjithë e dimë se të humbësh peshë pa pasur probleme me shëndetin kërkon ta bëjmë këtë në mënyrën e duhur dhe nëpërmjet një procesi gradual. Por duke qënë se shumica prej nesh nuk ka durimin e nevojshëm, përdorin dieta nga më ekstremet të cilat kthehen në rezik për shëndetin. Një nga personat e famshëm që është përballur me këtë problem, është
këngëtarja e famshme Lady Gaga e cila ka ndaluar së ngrëni ushqim për disa javë, duke dashur të arrijë peshën e duhur për tiu përshtatur kostumeve të klipit të saj “Poker Face”. Ajo humbi afërsisht 20 kile dhe u shtrua në spital 6 herë gjatë realizimit të tij, pasi ndihej keq. Ajo po ushtronte presion të madh mbi veten për të humbur sa më shumë kile.
Aludimet se këngëtarja kishte probleme të mëdha me shëndetin për shkak të humbjes drastike të peshës ishin të shumta dhe jo pa baza, pasi në një prononcim për mediat ajo konfirmoi se ishte përballur me probleme serioze shëndeti siç ishin gjendje plogështie, probleme me zemrën, si dhe probleme me frymëmarjen.
Në një intervistë këngëtarja Gaga thotë se menjëherë pas shqetësimeve të shfaqura ajo bëri kontroll mjekësor, rregulloi mënyrën e të ushqyerit dhe mori trajtimin e nevojshëm për të mos pasur probleme të mëtejshme me shëndetin./Përgatiti në shqip: Elena Beta


