Lajeni kokën me uthull molle, rezultatet do t’ju mahnisin

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Larja e flokëve me uthull molle është një metodë shumë e dobishme sepse përmirëson ndjeshëm cilësinë e flokëve, rikthen ekuilibrin e pH, stimulon rritjen e flokëve dhe e bën lëkurën e kokës më të shëndetshme. Duhet të siguroheni që të bleni një uthull molle krejtësisht organike dhe pa kimikate të shtuara në të. Përveç vetive që përmendëm më sipër larja e kokës me uthull molle pastron lëkurën e kokës, parandalon rënien e flokëve, redukton zbokthin, rrit flokët, shkatërron bakteret dhe kërpudhat e krijuara në flokë dhe ju jep shkëlqim atyre.

floke uthull molleJa si duhet ta përdorni uthullën në varësi të llojit të flokëve:

Për flokët me onde, të trasha dhe të gjata: përzieni gjysmë filxhani uthull molle me gjysmë litër ujë të ngrohtë dhe më pas shpërlani kokën.

Për flokët e drejtë, të hollë dhe gjatësi mesatare: përzieni 1 lugë gjelle uthull molle me 1 gotë ujë të ngrohtë.

Për trajtimi të flokëve të të gjitha llojeve: përzieni gjysmë filxhani me uthull molle dhe 2 gota ujë të ngrohtë.

Për flokët kaçurrela: përzieni 1 filxhan uthull me 3 gota ujë të nxehtë.

Larja e kokës me uthull molle duhet të përdoret një herë në 2-3 javë, mos e përdorni më shpesh sepse mund t’ju japë efektet e kundërta dhe mund t’ju dëmtojë lëkurën e kokës dhe flokët. / www.shendeti.com.al / Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës