Lajm i mirë nga OBSH: Ulje e ndjeshme e rasteve të reja dhe viktimave nga Covid

Numri global i rasteve të reja me Covid-19 u ul mesatarisht me 21% ndërsa ai i vdekjeve me 8% gjatë datës 14-20 shkurt, krahasuar me një javë më parë, shkruhet në raportin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në nivel rajonal, vetëm rajoni i Paqësorit Perëndimor raportoi një rritje të lehtë të rasteve të reja, gjatë javës së fundit, ndërsa të gjitha rajonet e tjera raportuan ulje.

Rënia më e madhe e infektimeve të reja nga koronavirusi u regjistrua në rajonin e Mesdheut Lindor me 34% e ndjekur nga Amerika dhe Europa.

Përsa i përket fataliteteve, sërish më shumë vdekje nga Covid-19 u regjistruan në Paqësorin Perëndimor dhe Afrikë, ndërsa në Azinë Juglindore u ulën me 37%, në Amerikë me 9%, Europë me 5% dhe Mesdheun lindor me 4%. /OBSH

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë