Lajme të këqija për femrat që janë në depresion kur ngelin shtatzënë

Kemi lajme jo të mira për njerëzit e prekur nga depresioni: Sipas një studimi të ri suedez, nëse nëna ose babai janë në depresion, ka shumë gjasa që fëmija të lind para kohe.

Këto foshnje mund të kenë probleme serioze me shëndetin, nga moszhvillimi i trurit deri tek paraliza shtatzenecelebrale, që mund të shfaqet më vonë, në moshë madhore. Në studim u përfshinë më shumë se 3600 fëmijë të sapolindur, prindërit e të cilëve kishin shfaqur shenja depresive gjatë periudhës së shtatzënisë.

Ndërsa studimet e mëparshme kanë sugjeruar se gratë që janë në depresion ose kurohen me ilaçe kanë rrezikshmëri më të lartë që të lindin para kohe, ky studim i ri është i pari që ka përfshirë edhe baballarët, për të parë nëse ka ndikim gjendja e tyre mendore tek fëmija.

Në studim janë shqyrtuar të dyja sekset: Baballarët që vuajnë nga depresioni kronik duket se nuk sjellin rrezik për një lindje të parakohshme, por meshkujt që sapo kishin hyrë në fazë depresioni në momentin kur ishte ngjizur fëmija, kishin 38% më shumë rrezik për të pasur fëmijë të lindur para kohe, nga 22 deri pas 31 javësh shtatzëni (zakonisht shtatzënia zgjat 37-42 javë).

Ekspertët sugjerojnë prindërit që po planifikojnë të bëhen me fëmijë, që të kurohen më parë nga depresioni, për të ulur kështu rrezikun që fëmija të lind para kohe.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: Cosmopolitan

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis