Përshtati në shqip: Blertina Koka
Fansat e kafes, gëzohuni –konsumimi i 4 filxhanëve me kafe në ditë nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin.
Shkencëtarët kanë arritur në këtë përfundim pasi rishikuan më shumë se 740 studime që janë marrë me efektet e kafeinës tek njeriu. Ata zbuluan se konsumi i 400 mg – e barasvlershme me 4 filxhanë kafe – është i sigurt për të rriturit, edhe pse më parë kjo sasi është konsideruar si mbi limitin e lejuar.
Sa kohë që nuk tejkalohet kjo sasi, nuk ka nevojë për shqetësim, thonë hulumtuesit shkencorë. Ndërsa për gratë shtatzëna rekomandohen vetëm 300 mg ose 3 filxhanë me kafe në ditë.
Edhe pse është zbuluar se ul inflamacionin dhe përmirëson shëndetin mendor, kafeina është lidhur gjithmonë me sëmundjet e zemrës dhe demencën.
Substanca psikoaktive më shumë e përdorur në botë thuhet gjithashtu se shkakton apo përkeqëson ankthin.
Për të provuar dhe përcaktuar efektet e saj në shëndet, hulumtuesit shkencorë rishikuan studimet e publikuara mes viteve 2001-2015.
Ata u fokusuan tek 5 efektet e kafeinës në shëndet: toksiciteti akut, kockat, zemrën, shëndetin mendor dhe riprodhues.
Autori kryesor i studimit, dr. Eric Hentges, drejtor ekzekutiv i Institutit Ndërkombëtar të Shkencave të Jetës, tregon se pasi rishikuan edhe njëherë të gjitha studimet të kryera mes viteve 2001-2015, arritën në përfundimin se konsumimi i 400 mg kafeinë në ditë nuk ka asnjë efekt anësor në shëndet.
Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al


