Lajme të reja nga ‘fronti i perëndimit’. Numri i të shëruarve nga Covid-19 shkon në 102,513

Nga Alma Lahe

Covid-19 ka mbërritur në 195 vende në mbarë globin. Lufta është ende në fillimet e saj dhe askush nuk e di se sa do të zgjasi. Tashmë nga fronti i luftës kanë filluar të mbërrijnë edhe lajme të mira për fitore të vogla. Deri disa minuta më parë numri i të shëruarve të konfirmuar në të gjithë botën arriti në 102,513, ku vendin e parë vazhdon ta mbajë Kina me 73,159 persona, në vendin e dytë është Irani me 8,376 dhe të tretin Italia, me 7,432 të shëruar.
Edhe nga Spitali Infektiv i Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë janë shënuar 5 të shëruarit e parë.
Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 3,442 të infektuar, nga 3,127 të shëruar një ditë më parë.
Mjekët dhe infermierët po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetë.
Jepini mundësi ta fitojnë këtë luftë për të gjithë ne.
Shkëput zinxhirin e përhapjes!
Bëj pjesën tënde!
Rri në shtëpi!
Lufto virusin!
Mos dil!

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë