Lajmi i fundit/ Japin dorëheqjen mjekët e Urgjencës së QSUT-së

Japin dorëheqjen nga vendi i punës në mënyrë kolektive 7 mjekë në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ky vendim i mjekëve i është komunikuar drejtorit të QSUT-së, Enkel Joti, ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Letra është firmosur nga 8 mjekë. Shkak për këtë vendim sipas mjekëve është bërë mbingarkesa në punë dhe mungesa e stafit e kushteve të tjera optimale në punë.

Pro Pacientit ka mësuar se mjekët në fjalë kanë dorëzuar shkresën me motivacionin: “Tërheqje nga vendi i punës për shkak të mbingarkesës me të sëmurë dhe mungesës së ambienteve për shërbim mjekësor”.

Në letrën drejtuar drejtorit të përgjithshëm të QSUT-së, mjekët listojnë këto arsye përse kanë vendosur që të tërhiqen nga pozicioni i punës:

  • Kushtet e punës për stafin mjekësor nuk plotësohen bazuar në kontratën punëdhënës –punëmarrës.
  • Mbingarkesa me të sëmurë të shtruar që qëndrojnë mbi 48 orë në Urgjencë për mungesë vendesh në pavionet e tjera në kundërshtim me Urdhrin e Drejtorisë Nr.142 datë 05.06.2017.
  • Moszbatimi i urdhrave të tjera të nxjerra nga drejtoria nga shërbimet e tjera që reflektojnë në mbingarkesë të Urgjencës.

Ndërkohë, ky vendim masiv i mjekëve është paralajmëruar 30 ditë përpara, referuar Kodit të Punës.

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak