Lajmi i mirë për të sëmurët me diabet: Qeveria shton shpenzimet për blerjen e fishave

 

Personave me diabet iu është premtuar shpesh herë përfshirja e fishave në skemën e rimbursimit. Pavarësisht premtimeve të bëra në vite nga drejtuesit e dikastereve shëndetësore, përfshirja e këtyre pajisjeve dhe materialeve mjekësore në skemën e rimbursimit deri tani nuk është bërë e mundur.

Projektbuxheti i ri për vitin 2017 ka shtuar shpresat për të sëmurët me diabet, që të paktën këtë vit t’i marrin disa nga materialet mjekësore me rimbursim.

Në projektbuxhetin e miratuar nga qeveria për vitin 2017 është vendosur që të shtohen shpenzimet me 23 milionë lekë për blerjen e fishave për fëmijët diabetikë.

Kryetari i Shoqatës së Pacientëve të Fëmijëve dhe të Rinjve Me Diabet, Asim Toro, bën të ditur se së shpejti do të vihen në dispozicion për të sëmurët me diabet disa mjete mjekësore, përfshirë edhe fishat.

Sipas Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me diabet, shpenzimi për 1 fëmijë me diabet, i cili përdor minimalisht 4 fisha në ditë, është 730 mijë lekë në vit.

Aktualisht në Shqipëri ka 1500 fëmijë që vuajnë nga kjo sëmundje. Kjo do të thotë se familjet e prekura shpenzojnë rreth 100 milionë lekë në vit. Por, sipas shoqatës shteti mund t’i sigurojë këto materiale mjekësore me një çmim 4 herë më të ulët nga ai që paguajnë familjet, duke e ulur koston vjetore për 1500 fëmijë në vetëm 22 milion lekë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat