QSUT, lançohet programi i telepsikiatrisë

truri prob1 në 4 familje ka të paktën një anëtar me çrregullime mendore dhe rreth 25 % e njerëzve vuajnë nga çrregullimet mendore përgjatë jetës  së tyre  pavarësisht gjinisë, grupmoshës apo vendndodhjes gjeografike.  Kështu çrregullimet psikiatrike janë ndër shkaqet kryesore të paaftësisë në botë, duke shkaktuar rreth 30.8% të paaftësisë totale dhe duke zënë në të njëjtën kohë 12.3 të peshës së përgjithshme të sëmundjeve. . Këto janë bilancet që i përkasin sëmundjeve mendore.  Nisur nga këto  fakte  zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rrepaj  gjatë lancimit të programit të telepsikiatrisë në qendrën e Telemjekësisë Shqiptare në QSUT  u shpreh se shëndeti mendor është një ndër prioritetet madhore të reformës shëndetësore nga ana  e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas tij telepsikiatria do tu vijnë në ndihmë nëpërmjet komunikimit dhe ndarjes së përvojave të gjithë specialistëve të shëndetit mendor. “Vizioni për të ardhmen vijon të frymëzohet nga filozofia e mbrojtjes të së drejtave të personave me çrregullime të shëndetit mendor dhe luftës kundër diskriminimit shoqëror nëpërmjet një rrjeti të integruar të shërbimeve të shëndetit mendor për trajtim, rehabilitim dhe integrim shoqëror “- u shpreh zv.ministri Rrepaj.

Sipas zëvendësministrit programi i telemjekësisë është një ndër arritjet e shënuara në shëndetësi  në shërbim të qytetarit shqiptar përsa i takon diagnostikimit të shpejte e të saktë, trajtimit bashkëkohor, dhe rehabilitimit të duhur. Ndër të tjera programi përbën një arritje të shënuar edhe përsa i takon edukimit në vazhdim si një tjetër prioritet i sistemit shëndetësor.

Viti 2014 sipas Rrepaj do të jetë viti kur rrjeti i qendrave të shërbimit shëndetësor parësor, mjekëve  të familjes dhe infermierëve do të jenë vlerë e shtuar në adresimin e problematikave të depresionit dhe të stresit në popullatën shqiptare. Ndërkohë puna për krijimin e instrumenteve për ta bërë të mundur këtë gjë përmes iniciativës më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, atë të check-up dhe kontrollit periodik bazë  është ende në proces.

“Ky kontroll shëndetësor do të shërbejë si një mënyrë për të reformuar tërësisht sistemin parësor dhe për t’i dhënë një dimension më të fuqishëm shërbimeve shëndetësore bazë në komunitet duke synuar standarde dhe cilësi”, theksoi zv.ministri Rjepaj.

Ndërkohë, sipas tij, ngritja e një rrjeti të integruar të Shërbimeve të Shëndetit Mendor bazohet në përmbushjen e dy objektivave, ai i decentralizimit të shërbimeve të shëndetit mendor përmes shtrirjes e pasurimit me shërbime pranë komunitetit  si dhe deinstitucionalizimit, çka do të thotë reduktimi të numrit të shtretërve psikiatrikë dhe ngritjes dhe fuqizimit të shërbimeve komunitare të shëndetit mendor./Aishe Thartori

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë