“Lapsi” zbulon kancerin në 10 sekonda

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një pajisje portative mund të identifikojë indet kanceroz në 10 sekonda. Ky zbulim i ri është bërë nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Teksasit, të cilët thonë se pajisja mund të shërbejë për heqjen e masës tumorale në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe shumë precize. Ata shpresojnë gjithashtu që mos të ketë më rikthim pas të kancerit.

Testet, e publikuar tek revista Science Translational Medicine, sugjerojnë se teknologjia është 96% e saktë. Shkencëtarët shpresojnë që pajisja Pen MasSpec të testohet në sallat e kirurgjisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Në rastet kur një pacient i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr masën tumorale, kirurgu përpiqet të heqë të gjitha indet kancerogjene ndërkohë që ruan indet e shëndetshme. Në rastin e kancerit të gjirit, për shembull, ky veprim është paksa delikat, pasi kirurgu përpiqet të heqë tumorin ndërsa ruan pjesën tjetër të gjirin. Aktualisht, mjekët mund të dërgojnë mostra të indeve në laborator për analiza, të cilat kërkojnë ditë për të dalë. Indet gjithashtu mund të ngrihen dhe analizohen gjatë operacionit, megjithatë marrin 15-20 minuta.

Në kërkim të një pajisje më të shpejtë dhe më të saktë, hulumtuesit shkencorë në Teksas kanë zhvilluar “lapsin” e dorës që e kryen punën në vetëm 10 sekonda. Ai përdor një sasi shumë të vogël të ujit – 10 mikrolitra, për të shkëputur molekula nga indet  e një personi. Kombinimi molekula-ujë dërgohet pastaj nëpërmjet tubave tek një pajisje që mund të identifikojë gjurmët molekulare të kancerit, dhe njofton kirurgun nëse indet janë të shëndetshme ose kancerogjene.

Hulumtuesit shkencorë e kanë testuar pajisjen tek 253 mostra të marra nga njerëzit që vuanin nga kanceri i gjirit, mushkërisë, tiroideve dhe vezoreve, si dhe mostra të indeve të shëndetshme. Në fund të studimit pajisja ka rezultuar 96% të kohës  e saktë. Shkencëtarët e kanë testuar gjithashtu pajisjen gjatë një ndërhyrje kirurgjikale tek një mi me tumor. Pajisja nuk dëmtoi asnjë ind dhe nuk e stresoi fare kafshën.

Megjithatë duhet të bëhen më shumë testime shkencore para se pajisja të vihet në përdorim. Duhet marrë gjithashtu edhe aprovimi nga Federata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi