Largimi i mjekëve nga Shqipëria

Ka përfunduar procesi i anketimit të mjekëve lidhur me arsyet e largimit nga Shqipëria. Grupi i anketuesve në terren kanë plotësuar formularë me mjekë nga e gjithë Shqipëria. Ky sondazh kryhet nga Shoqata Together for Life me mbështetjen e Friedrich Ebert Foundation Tirana. Qëllimi është për të nxjerrë arsyet kryesore pse mjekët shqiptarë po vendosin të largohen nga vendi.

Mbi 53% e studentëve të UMT-së po largohen nga Shqipëria vitet e fundit për të punuar jashtë vendit. Sipas Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, nga viti 2013 deri më 31 Dhjetor 2017, 762 mjekë kanë lënë vendin për brigjet vendeve të huaja. Këta mjekë i kanë kërkuar UMSH-së që t’i pajiste me Certifikatën e Sjelljes së Mirë Profesionale (GSC- Good Standing Certificates), një kërkesë e detyrueshme për mjekët që kërkojnë punë në spitalet jashtë vendit. UMSH ka lëshuar 76 GSC/mjekë në vitin 2013, 128 GSC/mjekë në vitin 2014, 143 GSC/mjekë në vitin 2015, 208 GSC/mjekë në vitin 2016, 207 GSC/mjekë në vitin 2017.

Nga pikëpamja ekonomike, ikja e trurit do të ndikojë ndjeshëm sistemin shëndetësor. Vendi ynë ka shpenzuar kohë, buxhet duke edukuar të rinjtë, por migrimi i tyre po “minon” të gjitha përpjekjet kombëtare për të arritur objektivat e zhvillimit të vendit, sepse zvogëlon stafin mjekësor deri në një pikë ku sistemi i kujdesit shëndetësor nuk do të jetë në gjendje të trajtojë qytetarët e saj.

Por, pse po ikin mjekët nga Shqipëria?!

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni