Laringitet – stridori

Nga Zerina Sheme
Mjeke pediatre

Zhurmë fishkëlluese në raste ngushtimi të rrugëve të frymëmarrjes .

Kryesisht e ndeshim tek laringitet.

✅Laringitet janë infeksione të shpeshta të moshës pediatrike. Prekin të moshës 3 muaj deri në 5 vjeç.

➡️Shkaqet:

Janë kryesisht virusale, ( virusi respirator sinsicial, hemofilus influenza

Më pak janë mikrobike ose nga mykoplazma.

➡️E ndeshim në tre forma:

1- Laringo-trakeiti akut

2- Laringiti spazmoidik( Krupi)

3- Epiglotiti akut.

➡️Shenjat:

Kolla e ashpër me zë të ngjirur. Fillon papritur, sidomos natën. Në disa raste shoqërohet me zhurmë në frymëmarrje (stridor ). Temperatura mund të jetë 37 ose subfebrile.

Më rrallë shoqërohet me tërheqje të muskujve mbi klavikulë, ose tek gropa e fytit ( tirazh jugular).

➡️Kjo e fundit është shenjë që tregon një situatë të rënduar, e cila vjen nga inflamacioni dhe edema e theksuar e laringut e cila shoqërohet me ngushtim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Raste të tilla monitorohen në spital.

Mjekimi:

Në format e lehta përdorim inhalacion me ajër të lagështuar ( avuj dafine), ose ujë fiziologjik nëpërmjet aerosolit . E ajrosim dhomën shpesh, ose e nxjerrim fëmijën në ajër të pastër.

Mund të përdorim një sirup antialergjik për të qetësuar edemën.

Kur e gjykon mjeku se ka vështirësi në frymëmarrje përdoren edhe kortizonikët me aerosol, 2 herë në ditë nga 3-4 min, në një afat të shkurtër 3 ditë.

Në rastet më serioze me dispne dhe cianozë rekomandohet adrenalina me aerozol. Kjo aplikohet nën monitorimin e një personeli shëndetësor

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Studimi: Konsumimi e çdo sasie alkooli rrit rrezikun e demencës
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku